Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrethi para urës së Ibrit së shpejti me fontanë

 
   

Rrethi në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicën jugore pritet së shpejti të bëhet me fontanë të re. Sipas drejtorit për shërbime publike në komunën e Mitrovicës, përveç kësaj fontane, projekti komunal ka të bëjë edhe me rregullimin e disa hapësirave publike në dhe për rreth sheshit të Mitrovicës. E ky projekt i cili kap vlerën prej 300 mijë eurosh, po mirëpritet nga qytetarët.

Materialin po e bëjnë gati.

E punimet tashmë kanë filluar.

Rrethi në afërsi të Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë do të marrë pamje krejt ndryshe.

Kjo pasi Komuna e Mitrovicës jugore ka planifikuar të krijojë një fontanë, e cila sipas drejtorit të shërbimeve publike në këtë komunë, Granit Tmava, pritet të përfundojë së shpejti.

E vlera e këtij projekti, sipas Tmavës, është rreth 300 mijë euro.

“Jemi duke bërë rregullimin dhe krijimin e dy fontanave në qytetin e Mitrovicës, bëhet fjalë, fonatanat tek Isa Boletini, fontana ku jemi tani këtu tek rrethi që është në qendër të qytetit të Mitrovicës e cila është në kuadër të kontratës e cila është për rregullimin e sheshit të qytetit. Vlera e kësaj kontate është afër 300 mijë euro”, thotë Granit Tmava drejtor i Shërbimeve Publike në komunë.

E qytetarëve mitrovicas po u pëlqen ky ndryshim, ndonëse kanë disa fjalë edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

“E zbukuron natyrisht, kjo tregon një lloj qetësie një lloj rehatie edhe ura është vetëm në pyetje një koordinim i mrekullueshëm mes aleatëve tanë që na kanë ndihmuar të krijohet Republika e Kosovës”, shprehet një qytetar

“ Po mirë shumë kjo është në rregull krejt, ju ka dashtë qe fontana këtu ajo tjetra, krejt në rregull është veç urën nuk mundët Albini me hap njëherë nuk e hapë, KFOR-i nuk e lejon, ai për populizëm e ka për vota” , thotë një tjerr qytetar.

Gjatë kohës sa qëndroi ekipi i televizionit në këtë zonë, u panë edhe ekipe të pjesëtarëve të karabinierëve italianë duke monitoruar situatën.