Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Rrezarta Krasniqi në dokumentarin në “Politiko” të përgaditur për liberarizimin e vizave në Kosovë ka folur për situatën se përse po ikin kosovarët nga vendi.
Krasniqi për këtë situatë i’a ka vënë fajin Qeverisë së vendit, pasi që ka thënë se qytetarët po ikin sepse çmimët në vend janë shumë të larta por gjithashtu pagat e tyre janë të ulta dhe kjo është një situatë shqetësuese.
“Unë thashë se në Kosovë ende ka pagë 190 euro ende ka pagë që na markete ka pagë 230 euro dhe kjo është shumë shqetësuse sepse me këtë pagë nuk mund të bëjë asgjë çmimet ne vend janë shumë të larta”, ka thënë ajo.
Kurse, njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu ka kujtuar pagat e ulëta në Kosovë të cilat sipas tij janë shkak i ikjeve të të rinjëve nga vendi.