![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/rrezarta-krasniqi-qeveria-popullin-po-e-ushqen-me-kriza-e-veten-me-korrupsion-e-tregtim-droge_64e3ba5b43371.png?resize=704%2C375&ssl=1)
Rrezarta Krasniqi, deptuete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit ” e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës”.
Reagimi i saj vjen pasi Ministria e Arsimit mori vendim që të mos furnizojë direkt nxënësit me libra, por mjetet financiare t’iu transferojë prindërve.
“Qeveria Kurti, në emër të popullit është kundër popullit. E la popullin pa rrymë, pataj ia shtrenjtoi faturën dy herë. E la popullin pa mbështetje kur inflacioni në produkte esenciale kishte arritur deri në 50%. Tash i lë edhe nxënësit pa libra”.
“Ky pushtet e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës“, ka shkruar ajo në Facebook.