Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrezik për një tjetër shpërthim? Mbërrin në magazinën në Lushnjë njësia anti-eksploziv, dyshohet se…

Disa orë pas shpërthimit shkatërrues, në vendin e ngjarjes ka mbërritur njësia anti-eksploziv, për të kontrolluar zonën.

Kjo vjen pasi një bombël oksigjeni ka shpërthyer në momentin e ngjarjes së rëndë, ndërsa një tjetër dyshohet se ende nuk ka shpërthyer. Sipas burimeve vinçi ka qenë duke ngritur bombolat me oksigjen që po përdoreshin për saldim.

Ata po kontrollojnë zonën e magazinës, tashmë të shkatërruar totalisht.

Shpërthimi fatal ka ndodhur sapo vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë. Në vinç ndodheshin babai Roland Hoxha bashkë me djalin Elidion, të cilët humbën jetën brenda pak orësh.

Të plagosur kanë mbetur 8 persona, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili ndodhet në spitalin e Traumës. Objekti ishte në pronësi të deputetit socialist.