Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrezikojnë të mbyten në Golem tre pushues, dy janë në gjendje të rëndë

Tre pushuese nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar jetën  në plazhin e Golemit. Dy prej pushueseve janë në gjendje të rëndë, ndërsa më e reja është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në plazhin e Golemit. Tri pushueset kanë qenë duke notuar kur kanë rrezikuar të mbyten në det. Të trija, sipas policisë lokale, janë shtetase nga Maqedonia e Veriut.

Menjëherë u është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë së Kavajës që ishin me shërbim në vijën bregdetare.

Pushueset ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore ku shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë. Pushueset janë shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./TCH