Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rreziku i një tërmeti ‘masiv’ në Japoni është rritur

Mundësia e një tërmeti “masiv” që godet Japoninë është “rritur”, ka paralajmëruar agjencia e motit e vendit.

Paralajmërimi u lëshua pasi Japonia jugperëndimore u godit të enjten nga një tërmet i fortë 7.1 ballë, duke detyruar kryeministrin Fumio Kishida të anulojë udhëtimin e tij në Azinë Qendrore të premten.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Ky është “këshillimi i parë i tillë për zonat përreth luginës Nankai” – që shtrihet nga Japonia jugperëndimore në atë qendrore – i lëshuar nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë, raportoi Kyodo News me bazë në Tokio.

“Në skenarin më të keq, një tërmet i fuqishëm mund të tronditë një zonë të gjerë të Japonisë – nga rajoni Kanto me qendër në Tokio deri në rajonin jugperëndimor Kyushu – dhe valët e larta të cunamit mund të përfshijnë zonat bregdetare të Kantos deri në Okinawa,” tha agjencia.

Disa lëndime dhe dëmtime në ndërtesa u raportuan në Miyazaki dhe dy provinca fqinje pas tërmetit që goditi rajonin të enjten.

Në ditën e Vitit të Ri të këtij viti, Japonia u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 7.6, i cili vrau 238 persona, ndërsa të paktën 19 rezultuan të zhdukur në Gadishullin Noto në Japoninë qendrore.

Kishida ishte vendosur të fluturonte për në Astana për të bashkë-kryesuar samitin e parë me vendet e Azisë Qendrore — Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin.

Më vonë, ai do të fluturonte për në Mongoli për t’u takuar me presidentin mongol Ukhnaa Khurelsukh, si dhe me kryeministrin Luvsannamsrai Oyun-Erdene.

Megjithatë, programet e planifikuara janë vonuar.