Në shumë vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë, uji përmban klor.
Në parim, kjo është diçka e mirë, por në praktikë mund ta konsiderojmë si një e keqe e domosdoshme.
Klorifikimi bëhet në varësi të burimit të ujit dhe ndotësve të tij.
Studimet tregojnë se uji i klorifikuar nuk është plotësisht i sigurt, megjithatë rreziqet në shëndet janë minimale në krahasim me përfitimet që sjell ky proces.
E vërteta është që që pas viteve 1900, filtrimi dhe klorifikimi i ujit ka ndihmuar në shkatërrimin e shumë baktereve të ujit që shkaktojnë sëmundje.
Shtimi i klorit në ujë nuk do të thotë se uji është i pastër.
Sipas shkencëtarëve në çdo litër ujë të rubinetit gjenden miliona mikroorganizma.
Rreziqet që vijnë nga uji i klorifikuar
Që në vitin 1974, shkencëtarët kanë zbuluar se nënproduktet e klorit të përdorur për disiinfektimin e ujit të rubinetit shkaktojnë kancer.
Nënproduktet në fjalë formohen kur klori bie në kontakt me lëndë organike në ujë.
Rreziqet e këtyre nënprodukteve përfshijnë kancerin e fshikëzës dhe probleme me sistemin riprodhues.
Një studim i kryer në Tajvan zbuloi se konsumi i ujit të klorifikuar rrit rrezikun e kancerit të mushkërive, fshikëzës dhe veshkave.
Rreziku i kancerit si pasojë e klorifikimit
Pirja e ujit të klorifikuar rrit rrezikun e kancerit me 93%, thotë një studim i Këshillit Amerikan Për Cilësinë e Mjedisit.
Nga ana tjetër, shumë studime të tjera mjekësore tregojnë se në shumë femra që vuajnë nga kanceri i gjirit, kanë në organizmin e tyre 50-60 përqind më shumë nënprodukte të dëmshme të klorit.
Një studim tjetër thotë se pirja afatgjatë e ujit të klorifkuar rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës me 80 përqind.
Megjithatë, pirja e ujit me klor përbën vetëm gjysmën e problemit.
Përdorimi i pishinave është njësoj i keq për organizmin.
Rreziqe të tjera për njeriun
Në ditët e sotme, shumë baktere po krijojnë rezistencë të lartë ndaj antibiotikëve dhe praktikave tradicionale të disinfektimit.
Ekspertët i druhen faktet se klorifikimi do të transformohet në një faktor vendimtar në rritjen e mikroorganizmave të dëmshëm dhe me rezistencë të lartë.
Sistemet e ujit janë kthyer në një vatër të nxehtë të këtyre mikroorganizmave, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë të përdorin klorin,si alternative më e lirë por jo më efikase në pastrimin e ujit./AgroWeb.org