Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrëzohet avioni me 12 persona në bord, vdesin të gjithë! Ndër ta një foshnjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Brazil, ku një avion, disa minuta pas nisjes nga aeroporti Rio Branco në shtetin Acre, u rrëzua.

Të vdekur mbetën 12 persona të cilët ndodheshin në bord, ndër ta edhe një foshnjë 19 mujashe. Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, shihet avioni i shkrumbuar nga flakët. Në vendngjarje shkuan zjarrfikës të shumtë të cilët arritën të shuanin zjarrin pas më shumë se katër orësh.

Trupat që ndodheshin në bord ishin djegur plotësisht, ku në fillim autoritetet e kishin të pamundur identifikimin e tyre. Zëdhënësi i policisë Mario Sandro Martins tha: Situata ishte shumë e vështirë. Aeroplani u përplas me pemë, shpërtheu dhe trupat u karbonizuan, ishte shumë e vështirë për t’i hequr.

Më vonë autoritetet arritën të identifikonin trupat e 12 viktimave, të cilët janë: Piloti Cláudio Atílio Mortari dhe bashkë-piloti Kleiton Lima Almeida. Ana Paula Melo, nëna që vdiq së bashku me fëmijën e saj. Pasagjerët e tjerë u identifikuan si Antônio Cleudo Epifânio, Edineia de Lima, Jamilo Maciel, José Marcos Epifânio, Alexsander Bezerra, Raimundo Nonato Melo, Antonia Elizangela dhe Francisco, i cili ende nuk është emëruar plotësisht.

Autoritetet thanë në një deklaratë: Qeveria e shtetit të Acre shpreh solidaritetin tonë me familjet e pasagjerëve, pilotit dhe bashkëpilotit që ishin në bordin e avionit.

Avioni ishte një Caravan Cessna 208 dhe përdorej nga një kompani lokale ART Taxi Aereo. Avioni do të ulej në qytetin e vogël Envira në shtetin Amazonas, përpara se të binte tragjikisht nga qielli.

Disa nga pasagjerët thuhet se po shkonin në një spital në Envira për të marrë ndihmë mjekësore. Dy pilotët u tha se ishin të trajnuar mirë, me shumë përvojë në ajër dhe avioni ishte në gjendje të mirë përpara se të ngrihej sipas Agjencisë Kombëtare të Aviacionit Civil të Brazilit. Aksidenti është ende duke u hetuar.