Ka humbur jetën një burrë në Elbasan, punonjës i bashkisë, pasi u aksidentua fatalisht ndërsa ishte në detyrë.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:00, kur shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, ndodhej gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”.
Në një moment dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, ai është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.
Policia tha se 56-vjeçari u dërgua në spital, por më pas, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.