Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, dyshohet se janë dëmtuar disa vetura

Një lis është rrëzuar sonte në lagjen Dardania të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Ilaz Kodra”.

Sipas pamjeve të publikuara në media, shihet se ky lis ka shkaktuar dëmtimin e katër veturave të parkuara, ndërkohë që është bllokuar edhe hyrja për në parking.

Raportohet se banorët e kanë raportuar rastin në polici.