Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Rriten të ardhurat nga taksat mjedisore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon për herë të parë statistikat e taksave mjedisore, ku thuhet se në vitin 2021, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën 330 974 696 milionë euro dhe krahasuar me vitin 2020, ka pasur rritje prej 21.3%.

Sipas ASK-së, në vitin 2021, të ardhurat nga taksat e energjisë-akciza, kanë pasur rritje për 22,2%, krahasuar me vitin 2020; të ardhurat nga taksat e ndotjes kanë pasur rritje për 64,4%, krahasuar me vitin 2020; dhe të ardhurat nga transporti kanë pasur rritje për 14,1%, krahasuar me vitin 2020.

“Sipas strukturës së të ardhurave nga gjithsej taksat mjedisore për vitin 2021, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 289 318 140 milionë euro, ose 87,4%, pasuar nga taksat e transportit me 39 828 802 milionë euro, ose 12,0%, taksat e ndotjes me 1 827 754, ose 0,6%.

Në vitin 2021, përqindja e të ardhurave nga taksat mjedisore, e pjesëtuar me BPV ishte 4,16%”, thuhet në komunikatë.