Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rritet interesi për armëmbajtje në Kosovë, mbi 14 mijë kërkesa gjatë vitit 2024

Në vitin 2024, interesi për armëmbajtje në vend ka qenë dukshëm i lartë.

Gjatë periudhës janar-dhjetor, janë regjistruar plot 14,340 aplikime nga persona fizikë, shumica e të cilëve e kanë justifikuar kërkesën për arsye të gjuetisë dhe rekreacionit.

“Gjatë periudhës janar-dhjetor 2024, janë regjistruar gjithsej 14,340 aplikime për pëlqime për blerje armësh nga persona fizikë, kryesisht për arsye të gjuetisë dhe rekreacionit”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për IndeksOnline.

Megjithatë, jo gjithmonë mbajtja e armës është e përhershme.

Në të njëjtën periudhë kohore, janë raportuar 4 raste sekuestrimi të lejeve të armëmbajtjes, ku një prej këtyre rasteve përfundoi me kthimin e lejes pas heqjes së revokimit.

“Janë 4 raste të sekuestrimeve të lejeve të armëve. Nga këto raste, njëra prej tyre ka pasur revokimin e lejes, por më pas leja i është kthyer pronarit pasi është hequr revokimi.”, thuhet tutje në përgjigjen e MPB-së.

Këto statistika pasqyrojnë një realitet ku kërkesa për armë vazhdon të rritet, por njëkohësisht monitorimi i zbatimit të ligjit dhe siguria mbeten prioritare./IndeksOnline