Është rritur në 10 numri i viktimave nga zjarri masiv që shpërtheu në dy blloqe të apartamenteve në Valencia të Spanjës.
Sipas raportimeve, erërat e forta besohet se kanë kontribuar në përhapjen e zjarrit duke shkatërruar dy blloqet, raporton BBC.
Presidenti i Valencias Carlos Mazon tha se 15 persona u plagosën, pesë prej të cilëve ishin zjarrfikës. Asnjë nuk është në gjendje të rëndë.
Të enjten, zjarrfikësit arritën të shpëtonin dy persona që po qëndronin në ballkonet e tyre. Një zjarrfikës është dashur të hidhet gjithashtu nga kati i dytë, duke u larguar nga flakët.