Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në vështrimet që goditën një qytet afër Pekinit, thanë zyrtarët kinezë të shtunën, duke bërë që numri i të vdekurve nga vërshimet e fundit në veri të Kinës të rritet në të paktën 30.
Rastet e vdekjes si pasojë e vërshimeve u raportuan nga zyrtarët në Baoding, rreth 150 kilometra larg Pekinit. Raportohet edhe për 18 të zhdukur në këtë pjesë të vendit.
Stuhia Doksuri, një ish-tajfun i fuqishëm që e goditi Kinën të premten, i ka sjell shirat më të mëdha në rajon qëkur filluan të bëhen matjet para 140 vjetëve.

Operacionet e pastrimit po vazhdojnë, pas reshjeve të mëdha të shiut, të cilat e shkatërruan infrastrukturën dhe i vërshuan plotësisht shumë rrethina.
Kina është goditur fort nga moti ekstrem në muajt e fundit, nga valët e nxehtësisë që thyen rekordet e deri te vërshimet vdekjeprurëse.
Ministria për Menaxhimin Emergjent e Kinës tha se 142 vdekjet apo zhdukjet e regjistruara në korrik, u shkaktuan si pasojë e vërshimeve apo fatkeqësive gjeologjike./rel