Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Rritja dhe forcimi I flokëve – Ushqimet që ju ndihmojnë

Flokët e bukur, të fortë dhe të trashë janë një nga pjesët më të rëndësishme të bukurisë femërore.

Flokët rriten afërsisht me një centimetër në muaj. Vitaminat dhe lëndët e tjera ushqyese që marrim nga një ushqim stimulojnë këtë rritje. Sa më i shëndetshëm të jetë një ushqim, aq më e mirë është edhe pamja e flokëve tuaj.

Ndër arsyet kryesore të rënies dhe rrallimit të flokëve është lyerja e shpeshtë dhe mungesa e lëndëve ushqyese. Eshtë e panevojshme të thuhet se arsyeja e fundit është shumë më e dëmshme se të tjerat, por sidoqoftë, shpesh injorohet.

Kjo është arsyeja pse ky artikull nga AgroËeb.org ka për qëllim rëndësinë e vitaminave dhe lëndëve ushqyese për rritjen dhe pamjen e shëndetshme të flokëve

15 vitaminat dhe lëndët ushqyese më të mira për kujdesin e flokëve

Kombinimi i elementeve të përmendura më poshtë ndihmon trupin tuaj të ruajë funksionet e tij të rëndësishme, si transferimi i oksigjenit, imuniteti, ndarja e qelizave dhe shumë të tjera. Të gjitha këto procese nevojiten që flokët tuaj të rriten dhe të jenë sa më të shëndetshme.

Hekuri

Leukocitet krahas funksioneve të tjera në trup, ushqejnë folikulat e flokëve me oksigjen. Prandaj, kur ka mungesë hekuri, rrënjët e flokëve marrin më mjaftueshëm lëndë ushqyese. Si rezultat, niveli i hemoglobinës zvogëlohet, metabolizmi cenohet, flokët fillojnë të bien, të ndahen dhe të thahen.

Biotina (ose vitamina B7)

Biotina është një lëndë ushqyese që ndihmon trupin tuaj të konvertojë ushqimin (karbohidratet) në lëndë djegëse (glukozë). Përveç kësaj, ajo merr pjesë në thithjen e yndyrave dhe proteinave, mbron sistemin nervor dhe ndihmon muskujt të qëndrojnë të tonifikuar. Biotina prodhon edhe keratinën, që është përbërësi kryesor i flokëve të shëndetshëm. Kjo vitaminë përmban squfur që është i nevojshëm që lëkura e kokës të qëndrojë në gjendje sa më të mirë.

Acidi folik

Acidi folik njihet më shumë si vitamina B9. Ai ndihmon flokët tuaj të rriten më shpejt dhe lufton flokët e brishtë, që humbasin forcën e tyre dhe fillojnë të bien.

Niacina

Ndryshe njihet si vitamina B3, e cila ndihmon qarkullimin e gjakut, kjo do të thotë se B3 merr pjesë në procesin e përthithjes së të gjitha vitaminave nga trupi. Niacina zgjeron enët e gjakut, ajo lehtëson qarkullimin e gjakut dhe dërgon oksigjen dhe lëndë ushqyese në lëkurën e kokës. Pas përdorimit afatgjatë të niacinës, flokët bëhen më të trashë dhe më të fortë.

Riboflavina

Riboflavina ndryshe njihet si vitamin B2 dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut. Sa më shumë vitaminë të merrni, aq më mirë rriten dhe zhvillohen flokët tuaj. Për më tepër, B2 ndihmon flokët të kenë më tepër shkëlqim.

Zinku

Zinku është po aq i rëndësishëm sa edhe hekuri. Dihet se ky element është një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon trupin tuaj të eleminojë qelizat e dëmshme. Si rezultat, flokët tuaj do të rriten më të fortë.

Squfuri

Squfuri është i përfshirë në procesin e formimit të keratinës, e cila është e nevojshme për krijimin e indeve lidhëse. Siç e kemi përmendur më parë, keratina stimulon rritjen e flokëve. Sa më pak keratinë të keni, aq më shpejt do të fillojnë të bien flokët. Për më tepër, squfuri është një antioksidant i mirë. Parandalon qelizat nga plakja e shpejtë dhe i mbron nga dëmtimet e jashtme. Çdo lloj problemi me flokët mund të jetë edhe si rezultat i mungesës së squfurit.

Kalciumi

Dihet që kalciumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Ai merr pjesë në formimin e kockave dhe ka të njëjtin efekt edhe për flokët. Me mungesën e kalciumit, flokët tuaja do të bëhen më të brishta dhe ka më shumë të ngjarë të bien.

Magnezi

Mungesa e magnezit në organizëm manifestohet në formën e lodhjes, nervozizmit, humbjes së oreksit dhe sigurisht rënies së flokëve. Ky mineral ndihmon trupin tuaj të marrë të gjitha lëndët ushqyese nga ushqimi dhe ndihmon flokët tuaj të duken më të bukur.

Jodi

Jodi ndikon në flokët përmes punës së gjëndrës tiroide. Nëse ajo nuk funksionon mirë, mund të përjetoni rënie të flokëve, nervozizëm dhe lodhje. Mungesa e jodit është një problem i zakonshëm dhe i dëmshëm për shumë njerëz. Prandaj, rekomandohet që të konsumoni një sasi të rregullt të këtij elementi çdo ditë. Jodi gjithashtu ndikon në ngjyrën e flokëve. Sa më pak të merrni, aq më shpejt flokët thinjen.

Vitamina A

Kjo vitaminë është një burim i mirë i mbrojtjes natyrale për lëkurën dhe flokët tuaj sepse u jep atye forcë.

Vitamina B1

Duke qenë se ndihmon në luftimin e shumë sëmundjeve të lëkurës, kjo do të thotë se mbron edhe lëkurën e kokës nga çdo ekspozim i dëmshëm, si lyerja dhe tharja.

Vitamina B6

Vitamina B6 ndikon në epidermën tuaj, duke i dhënë asaj një mbrojtje të fuqishme nga rrezatimi diellor.

Të gjitha vitaminat dhe lëndët ushqyese janë të nevojshme për të mbajtur flokët tuaj të shëndetshëm, prandaj ju duhet t’i merrni ato në mënyrë të rregullt çdo ditë, qoftë me ushqim ose me suplemente në rast se keni ndonjë mangësi./AgroWeb.org