Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rritja ekonomike 2.97 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti

 
   

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se Bruto Produkti Vendor në tremujorin e tretë të këtij viti është 2.97 për qind.

“BPV-ja në TM3 2023 shënon rritje reale për 2,97% krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raportin e ASK-së.

ASK njofton se aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: artet, argëtimi dhe çlodhja, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera 6,66%, aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse 6,19%, administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia 5,47%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit 5,08%.

Ndërkaq, në këtë periudhë rënie kishin eksporti i mallrave 7 për qind dhe importi i mallrave 1,45 për qind.

Po ashtu sipas ASK-së rritje pati informacioni dhe komunikimi 4,93%; bujqësia, pyjet dhe peshkimi 3,39%, tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 3,29%; aktivitetet e pasurive të paluajtshme 2,05%; ndërtimtaria 1,26%; industria nxjerrëse dhe përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit 0.88%.

“Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje ishin: importi i mallrave dhe shërbimeve 15,52%; shpenzimet e konsumit final të Qeverisë 13,14%; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH 3,93%; formimi i bruto kapitalit 2,8% dhe eksporti i shërbimeve 0,90%”, thuhet në raportin e Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për tremujorin e tretë (TM3) 2023, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.