
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dal partia e parë në komunën e Deçanit me gjithsej 7099 vota.
Media ka siguruar një listë pas numërimit të 56% të votave në Deçan.
Ramush Haradinaj padyshim se është më i votuari nga të gjithë me afro 4 mijë vota, duke u pasuar nga vëllai i tij, Dauti me 377 vota më pak se lideri i AAK-së.
Time Kadriaj dhe Arton Demhasaj morën mbi 2 mijë vota, transmeton io.
Ndërsa, Fatmir Limaj i NISMA-s mori mbi 600 vota.
Lista e votave
Ajo që bie në sy është performanca e dobët e ish-ministrit, Pal Lekaj. Ai arriti të marrë vetëm 206 vota.