Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rron Gjinovci: Gjergj Dedaj i shantazhonte në TV me ngjarjen e tij kur nuk i jepshin poste – ja çfarë thotë paraqitja e tij në Speciale

 
   

Analisti politik, Rron Gjinovci e ka komentuar paraqitjen e Gjergj Dedajt në Gjykatën Speciale.

Ai e quan këtë dëshmi të Dedajt si skandaloze, duke shtuar se kjo nuk i ndihmon të akuzuarit në Hagë, por i provon aludimet se në Kosovë nuk ka pas kushte me u zhvillua këto gjykime.

Sipas tij, Dedaj është ekzemplar i një dëshmitari të frikësuar, duke shtuar së të gjithë e dimë se çka ka deklaruar Dedaj në TV kur nuk i jepshin poste.

Ai shton se i shantazhonte me ngjarjen e vet, ndërsa tash po shihet i frikësuar dukë thënë që nuk është normal.

Postimi i plotë:

Dëshmia skandaloze e Gjergj Dedajt nuk i ndihmon të akuzumit në Hagë, përkundrazi i provon aludimet se në Kosovë nuk ka pasë kushte me u zhvillu këto gjykime për shkak të intimidimit të dëshmitarëve.

Po ashtu është ekzemplar i një dëshmitari të frikësum.

Na krejt e dimë çka ka thanë Gjergji në TV kur nuk i jepshin poste e shantazhojke me ngjarjen e vet dhe krejt po e shohim tash të frikësum tu thanë unë s’jom konë normal.

Bota e sheh që në Kosovë s’ka kushte për gjykime fer të kësaj natyre dhe një dëshmitar të frikësum, frika e të cilit i ndihmon prokurorisë speciale me ndërtu rastin tutje.