Audio-incizimet ku dëgjohet deputetja e VV-së, Mimoza Kusari duke biseduar me Milan Radoiçiq ka nxitur reagime të shumta.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se shefja e deputeteve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila duhet të shpallet “rrezik për shtetin e Kosovës” nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Pas kësaj deklarate ka reaguar analisti Rron Gjinovci, i cili ka thënë se kjo ky është shembulli se si u patë kapë shteti në të kaluarën.
Postimi i plotë:
Imagjino kush u kon Drejtor i Pergjithshem i Policise 🤦Ky menon që jena naj diktaturë ku shërbimet sekrete i shpallin njerëzit armiq të brendshëm.
Meqë ra fjala ky është shembulli se si u pat kapë shteti në të kalumën. Masi u hoq si drejtor kaloi në PDK 😀