Analisti politik Rron Gjinovci, ka reaguar ndaj kritikuesve të kryeministrit Albin Kurti i cili sot shkoi në veri të Kosovës dhe i përkrahu policinë e Kosovës.
Gjinovci përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo është e dyshimtë prej atyre që po e kritikojnë Kurtin.
Ai shton se po duan të ‘shlogiratën’ pasi Kurti shkoi me i përkrahë policinë e Kosovës.
“Këta nuk janë normal, dojnë m’u shllogiratë pse Kryeministri i Republikës ka shku me përkrah policinë në veri. Kjo nuk është normale. Kjo është e dyshimtë”, shkruan Rron Gjinovci.