Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rron Gjinovci “shpërthen” pas atyre që pyesin “pse a nuk është çliruar veriu a?”

 
   

Mbrëmë Zubin Potoku u trondit nga një shpërthim i fuqishëm.

Shpërthimi ndodhi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit,

Nga Ibër Lepenci furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, për “sulm kriminel dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj kritikëve të cilët po fajësojnë Kurtin për këtë rast.

Ai thotë se ata të cilët po pyesin “pse a nuk është çliru veriu a”, i thotë se kjo është një ajo çka synon Serbia dhe është definicioni i luftës hibride.

“Lidhur me pytjen “Pse a nuk u çliru veriu a?”. Parisi është i çlirum, por sulmi terrorist i pat ndodhë. New York-u është i çlirum po sulmi terrorist me 11 shtator i pat ndodhë.

Sulmet terroriste (si ai në Ibër-Lepenc) munden me ndodhë në çdo vend të botës.

Pytja që po e shtroni është saktësisht çka synon Serbia dhe është definicioni i luftës hibride, krijimi i paqartësisë për atë se a është apo jo një territor në luftë. E përdorimi i fjalës çlirim në këtë rast nuk është i rastësishëm.”, shkruan ai.