Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rron Gjinovci “zbulon” qëllimin e “sulmeve” ndaj Kurtit: “Kosova asnjëherë s’ka pasur qeveri më anti-Serbi se kjo e sotmja”

 
   

Analisti Rron Gjinovci, ka thënë se është shumë e vështirë që kritikët ta bindin popullin se Albin Kurti dhe qeveria e tij janë me Serbinë.

Sipas tij, Kosova nuk ka pasur qeveri më anti-Serbi që nga viti 1999.

Postimi i plotë:

Tash pe di. Pe di pse mediat po munohen me kriju përshtypjen që qeveria që ia ka vra tre, e ka plagosë vet Radoiljçiçin, ia ka arrestu 3, ia ka marrë pronat dhe e ka përzanë, qenka aleate e tij dhe e Serbisë. Besoj që ky alarm ka të bëjë edhe me rritjen e madhe të pensioneve të kategorive të luftës. Këta po munohen me rujt elektoratin bazë të PDK-së e AAK-së tu kriju konfuzion te ta. Por unë besoj që është vshtirë me bindë dikend që Albin Kurti, qeveria apo deputetët e tij janë me Serbinë. Nuk ka pasë Kosova që prej 1999 e knej, qeveri ma anti-Serbi se kjo e sotmja. Ky është fakt që konfirmohet në veri të vendit.