Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas një shkrimi ku siç thotë ai një eksponent zyrtar i UDB-së në Kosovë më paska sulmuar edhe mua.
Sipas tij, “kjo është hera e parë që kam dëshmi që Serbia përmes përfaqësuesit të vet në Kosovë është kundër me”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Po e ndaj me juve nji lajm tepër të gëzueshëm! 😀
Më thanë se eksponenti zyrtar i UDB-së në Kosovë e paska shkru nji shkrim të gjatë ku më paska sulmu edhe mu. Kjo do me thanë që diçka dam i kom bo Serbisë. Kjo është hera e parë që kam dëshmi që Serbia përmes përfaqësuesit të vet në Kosovë është kundër meje. Nuk e keni idenë sa i nderum jam. Sa i lumtur jam. Sepse edhe unë jam kundër Serbisë 😀.