Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Rrufeja ndodhi mbi Kosovën”| Profesori ‘godet’ ashpër Edi Ramën për mos anëtarësim të Kosovës në KiE

 
   

Gjithmonë kur është në pyetje Kosova dhe rrugëtimi i saj në organizatat ndërkombëtare kundërshtarët, armiq por edhe miq të Kosovës vendosin pengesa për te penguar anëtarësimin.

Kështu është shprehur profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj, i cili thotë se, edhe pse me marrëveshjet e arritura të Kosovës dhe Serbisë, ekziston qëndrimi se Kosova nuk duhet të pengohet, por Serbia po “luan me zjarr” për të penguar shtetin tonë në këtë drejtim.

Profesori thotë se, ndërkombëtarët vetëm po shikojnë, madje sipas tij, po e përgëdhelin edhe më shumë Serbinë.

“Pas shumë pengesave tjera që ju kanë bërë Kosovës për depërtim në organizmat ndërkombëtare vitet e fundit, kjo po ndodhë edhe këto ditë kur ajo ka aplikuar për t’u bërë anëtare e KiE. Lidhur me këtë është bërë rremujë e madhe si ne Evropë poashtu edhe në Amerikë për të penguar Kosovën në këtë rrugëtim të saj. Siç dihet Kosova për t’u anëtarësuar në KiE ka aplikuar dy vite më parë, me saktë më 12 maj 2022. Në mars të këtij viti Komiteti për politikë dhe demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses  për Kosovën, e cila tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në KiE, ndërsa Asociacionin e konsideroi  si çështje e brendshme të Kosovës” i cili është i përfshirë në dialog, i cili nuk ka të bëjë më kriterët e KiE për anëtarësim. E qartë si loti”, shprehet ai.

Sipas tij, më 16 prill 2024 raporti i Dora Bakoyanisit kaloi dhe u miratua në Asamblenë Parlamentare të KiE dhe rrugëtimi vazhdon për t’u zhvenosë ne Këshillin e Evropës.

“Ndërkohë para kësaj date të pritshme me të drejtë për Kosovën dolën ne skenë shtrigat dhe fantazmat brenda dhe jashtë BE-së. Ishte Serbia profashiste e cila në kohët e fundit s’lente gjë pa rrotulluar nëpër Evropë për të penguar Kosovën qe anëtarësimi i saj mos të kaloj. Në këtë drejtim kishte angazhuar lobues të paguar mirë me lidhje dhe miqësi të vjetra, por ishte në plotni e angazhuar edhe e  gjithë qeveria pro fashiste e Serbisë e përberë edhe me njerëz pro rusë te shpallur pesona “non grata” nga Amerika që lobonin kundër Kosovës. Ajo këto ditë e kishte sjellë edhe presidentin e Kinës ne vizitë që t’i tregojë Evropës dhe Amerikës se nuk jemi me ju, veç se po ju mashtrojmë, se realisht na jemi me Rusinë, me gjakun tonë, por edhe me Kinën e Madhe, por që perëndimin e mashtrojmë përmes emisarëve të tyre pro serb për të ia marrë paraët”, potencon ai.

Maxharraj thotë se, kjo është e vertetë e pamohueshme e kthimit të Serbisë nga lindja, që perëndimi nuk po e kupton.

“Por, karshi kësaj edhe fantazmat dhe shtrigat e Evropës nuk po rrijnë rehat, sepsee Evropa historikisht nuk ishte kurrë prëkrahëse e sinqertë e shqiptarëve, por gjithmonë ishte kundër tyre duke i coptuar dhe ndjekë nga trojet e tyre. Pra, Evropa është po ajo siç e cilësonte edhe i madhi jonë Gjergj Fishta si  dhelpër e vjetër e cila edhe mund të lëmojë dhe ledhatoj, por zanatin e vjetër nuk e harron sa herë t’i vije rasti i godet shqiptarët”, shton ai.

Sipas tij, Evropa më së miri e tregoi fytyrën e saj te pafytyrë për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet në KiE.

“Ajo me kohë i kishte parapërgadit për këtë qëllim emisarët debila pro serbë siç janë Borell, Lajçak e në veçanti emisarët nga Amerika siç janë Gabriel Escobar i cili në vazhdimesi e godiste Kosovën për interesa të Serbisë dhe i cili si e përsëriste në çdo rast, në çdo vend duke e denoncuar Kosovës se ajo duhet të themelojë Asociacionin një etnik serb. Por këtu është edhe ambasadori Hill i cili me një rast në përvjetorin e sulmit të NATO-s tha se ishte kunder caqeve serbe që masakronin shqiptarët se ky “sulm i NATO-s ishte padrejtë kundër Serbisë”. Në këtë pshtjellim shtrigash dhe fantazmash nëpër Evropë plasi skandali i turpshëm i BE-së kur zyrtarja  për informim në Këshillin e Evropës, Estelle Steiner deklaroi se: “Kosova nuk është ne agjenden e mbledhjes së Komitetit të Ministrave për anëtarësim në KiE”. Kjo deklaratë ishte e papritshme pasi që, Kosova e kishte kaluar votimin në Asamblenë e KiE dhe pritej veç të finalizohet nga Komiteti i Ministrave të jeshtëm për anëtaresim. Evropën e mbuloi turpi, pasi që flitej se Kosova nuk është në agjendë sepse duhet të plotësoj edhe kushtin për themelimin e Asociacionit me shumicë serbe, pra një e padrejtë sespe Asociacioni nuk ishte kusht për votim të Kosovës në Asamblen e KiE”, potencon tutje ai.

Profesori thotë se kjo ishte si një rrufe në qiellin e hapur pa re, por megjithatë ky skandal ndodhi.

“Po si erdhi deri te kjo rrufe kaq e tmershem që e goditi Kosovën. Kjo nuk është e rastësishme, sepse ç’prej se ka aplikuar Kosova për t’u anëtarësuar në KiE çdo kund, në çdo rast emisarët në dialog si Borell, Lajçak e në veçanti emisari i SHBA-së, Eskobar nuk e hiqnin nga goja themelimin e Asociacionit, bile lidhur me këtë Escobar edhe bënte presion i kërcënohej Kosovës. Por në veçanti lidhur me këtë ndodhi diçka e veçantë, u gjetë njeriu servil i cili lëpihet nëpër sahanat e kancelarive të Evropës që të punon në këtë drejtim, e ky është askush tjetër pos antishqiptari kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili që sa vite është në miqësi të ngushtë si me vëllaun, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili njihet për vepra të ndyta së bashku me Vuçiqin në dëm të Kosovës”, përfundon profesori Binak Maxharraj.