Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me kryetarin e saj Lumir Adixhiku është duke vazhduar drejt finalizimit të programit të saj “Rruga e Re”.
Kjo parti ka mbajtur për dy ditë rresht mbledhje me akterët kryesorë të partisë dhe se puna e tyre është për projektet e mëdha.
Nga kjo partia kanë njoftuar se edhe sot po diskutohet intensivisht rreth detajeve të fundit të projekteve madhore që përfshijnë sektorin e ekonomisë, energjisë, arsimit, etj. Paralelisht, po vazhdojnë punëtoritë grupore të ndarë në sektorë të ndryshëm.
“Ky program ka për qëllim të tejkalojë mendësinë e vjetër të mospunës dhe jo kompetencës, një realitet me të cilin Kosova po përballet për një kohë të gjatë.
Programi “Rruga e Re” flet vetëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Projektet madhore që janë paraqitur gjatë këtyre takimeve, e që do të jenë pjesë e programit “Rruga e Re”, janë projektet më të mëdha që mund të ndodhin gjatë 30 viteve të fundit”, njofton LDK-ja.
E ndaj projektit të tyre ka reaguar analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, hedh në pikëpyetje “rrugën e tyre”.
Maxharraj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ata ende nuk dinë a të vazhdojnë rrugën e vjetër të Isa Mustafës, apo rrugën “e pronto mafisë”.
“Debat i zjarrtë i LDK-së për shtrimin e një “rruge të re”, por hala s’po dinë se kah me i ra:
Rrugës së vjetër të Isa Mustafës për t’i hekur qafe edhe ata 12%. Apo, rrugës së pronto mafisë e cila ju sjellë përfitime të mëdha. Por, që të dy këto rrugë do të takohen në veri me “Rrugën srpska ulica””, ka shkruar Maxharraj.