Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar pamjet e rrugës së shembur Korçë-Ersekë. Meta ishte sot në terren, ku pa nga afër këtë aks rrugor.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se kjo rrugë është shembur nga korrupsioni për herë të dytë.
Këto “rrugë kashtë” shkruan Meta janë pa standarde dhe “gllabërojnë miliona euro”.
“Sot në rrugën e shembur nga korrupsioni për herë të dytë Korçë-Ersekë për të denoncuar nga ky vend krimi një nga vjedhjet më flagrante të Edi Ramës dhe “Rilindjes”.
Ju ftoj të shihni se si shpërdorohen taksat tuaja me këto “rrugë kashte” pa standarde por që gllabërojnë dhjetëra milion euro të cilat duhet të ishin përdorur për rritjen e pensioneve dhe pagave për mësuesit”, shkruan Meta.
Meta pa sot nga afër gjendjen e rrugës, ndërsa ne nje komunikim për gazetarë tha se ky aks mbart rreziqet për qytetarët, duke bërë thirrje që punimet në këtë rrugë dhe në rrugë të tjera si kjo të hetohen.
“Me vjen keq që ndodhem sot këtu, në të ashtëquajturën rrugë të re Korce -Erseke, ku para dy ditësh ka ndodhur edhe shembja e dytë. Duke treguar edhe njëherë tjetër që nuk ishte rastësi shembja që ndodhi disa javë më parë dhe që e paralajmërova, sepse pati rastin ta bëjë këtë rrugë si shofer.
Kushdo që ka kaluar e ka kuptuar që kjo është një vepër që nuk ka lidhje me standardet e një rrugë te re, të qëndrueshme dhe të sigurtë.
Kjo është një rrugë që mbart rreziqe në cdo moment. Rrugët janë një nga mjetet kryesore te Ramës për të justifikuar vjedhjen e miliona eurove.
E domosdoshme te hetohen punimet në kete rrugë dhe në rruget e tjera. Ka pasur aksidente ku kanë humbur jetën qytetare, dhe janë manipuluar, pasi janë shkaktuar nga mungesa e cilësisë së rrugëve.
Këto qindra milion euro duhet të kishin shkuar për rritjen e pensioneve, për rritjen e pagave për mesuesit dhe të tjerët, në mënyrë që të rinjtë të mos ikin nga vendi.
Rrugët janë viktimat kryesore të korrupsionit. Këto rrugë nuk mbarojnë kurrë dhe çdo ditë gëlltisin qindra milion euro nga taksat e shqiptarëve, për llogari të Ramës dhe klientëve të tij”, tha me herët Ilir Meta.