Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrusta: Zgjedhje gjithsesi, por jo duke qenë pjesë e agjendës së pushtetit

 
   

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, por sipas saj, asnjëherë duke qenë pjesë e asaj që ajo e quan “agjenda e pushtetit”.

Në RTV Dukagjini, Rrusta thotë se procesi i kërkesës së ofertës për zgjedhje është më shumë një fushatë zgjedhore.

“Janë qeveria që e kanë përsërit faktin që ka me qenë legjislatura që do ta përfundojë mandatin. Krejt ky proces i kërkesës së ofertës për zgjedhje është më shumë një fushatë zgjedhore, ku këta po duan t’i kontrollojnë edhe pjesën e fundit të mandatit duke i shkaktuar vetë zgjedhjet, ne e dimë që kush i shkakton zgjedhjet, zakonisht është edhe fitues i tyre. Ne e dimë që janë në epërsi. Zgjedhje gjithsesi, por asnjëherë duke qenë pjesë e agjendës së pushtetit”, tha ajo.

Sipas saj, në tre vjet e gjysmë qeverisje, “opozita ka qenë pjesë e agjendës së pushtetit”.

Tutje, Rrusta theksoi se opozita duhet të jetë më e fuqishme dhe më e bashkuar për të krijuar një front.

Të pranosh ofertën për zgjedhje i bie të jesh komplet pjesë e fjalimit të kryeministrit që po e bën për fushatën zgjedhore. Duhet të japë dorëheqje, por kjo qeveri nuk është se reflekton në këtë formë. Opozita duhet të jetë e fuqishme, të bashkohet dhe të krijojë një front për këtë punë. Ata po duan ta shpërfaqin mungesën e gatishmërisë së partive opozitare për të hyrë në zgjedhje, po bëhen kinse po bëjmë ofertë, po bëhen kinse po refuzojnë…”.