Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrustem Berisha: Vrasja e Agim Ramadanit një prej ditëve më të rënda të Koshares

 
   

Sot shënohet 25 vjetori i Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.

E Ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha, në një rrëfim ka thënë se vrasja e Agim Ramadanit ka qenë momenti më i rëndë në luftën e Koshares.

Ai ka treguar se lajmin për rënien e tij e kanë marrë përmes një radio lidhjeje që s’mund të përgjohej nga forcat serbe.

“Ka qenë 11 prilli, kur jemi ballafaquar me forcat serbe ata në sulm ne në sulm, por lajmi për vdekjen e Agimit e kemi përjetuar shumë rëndë. Kemi qenë të lidhur me emrin dhe veprën e tij. Është një prej ditëve më të vështira në luftën e Koshares”, ka thënë Berisha.

Më datën 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, Brigada 138 e UÇK-së në krye me komandantin Agim Ramadani luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në.