Ish-Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, është ftuar edhe një herë për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Hagës.
Kështu kanë deklaruar burimet e gazetës “Bota sot”.
Sipas burimit të Gazetës, nëse nuk paraqitet Mustafa mund të arrestohet.
Mustafa do të intervistohet në premten nga ora 09:00 në objektin e EULEX-it në Zonën Industriale.
Herën e fundit ai është intervistuar më 13 shtator me ç’rast edhe i ishte konfiskuar telefoni.