Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar arrestimin e Besnik Mujecit, i cili është kapur me drogë në Shqipëri.
Rrustemi thotë se VV-ja i ka 205 asamblistë dhe për veprimet e Mujecit thotë se me gjasë nuk kanë pasur njohuri as prindërit e tij.
Por deputeti VV-së thotë se Adem Grabovci është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK. Nga sot, Besnik Mujeci as nuk është anëtar i thjeshtë.
”Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka 205 asamblistë. Për veprimet e Besnik Mujacit me gjasë nuk kanë ditë as prindërit e tij. Po opozitarët oportunistë, siç kanë qenë edhe në pushtet, pos me qenë në ekstazë, filluan ta kritikojnë LV dhe Albin Kurtin.
E megjithatë, kjo parti e këtij kryeministri, merr vendime të cilat partitë tjera as nuk guxojnë me i mendu: ajo i përjashton nga partia njerëzit që shkelin ligjin. Ama që e shkelin ligjin, jo që e trillojnë tellallët e opozitës. Adem Grabovci është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK. Nga sot, Besnik Mujeci as nuk është anëtar i thjeshtë”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.