Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrustemi: Skandaloze nëse nuk reagon KFOR-i e Brukseli

 
   

Deputeti i partisë në pushtet, Adnan Rrustemi tha se do të ishte skandaloze nëse KFOR-i e Brukseli zyrtar s’do të reagonin pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë sot nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës.

 “Kjo më shumë flet për qassjen e gabuar të faktorit ndërkombëtar kur bëhet fjalë për situatën atje dhe për Serbinë. Po flasim për hyrjen e forcave të armatosura në territorin e Kosovës dhe kidnapimin e tre zyrtarëve policorë. Unë besoj se janë duke mbledhur informacione dhe do të reagojnë shpejtë, përndryshe do të ishte skandaloze. Përndryshe s’ka sens, s’ka spjegim tjetër. Edhe KFOR-i edhe Brukseli duhet të reagojnë ashpër ndaj Serbisë”, deklaroi tutje Rrustemi i VV-së.

Ai tha se çështja më shqetësuese në aspektin shtetëror është hyrja e forcave të armatosura serbe brenda territorit të Kosovës.

Rrustemi u shpreh i bindur se autoritetet kosovare s’kanë kaluar asnjë tejkalim të përgjegjësive të tyre teksa tre zyrtarët policorë ishin duke i kryer detyrat e tyre.