Evropa juglindore vijon të ndikohet nga fluksi i rrymave ajrore të nxehta nga gjerësitë gjeografike të Afrikës të cilat kane shkaktuar një anomali të klimës në territorin e Shqipërisë!
Pra, në vendin tonë për orët e mbrëmjes do të kemi vranësira të dendura shtresore të pasuara nga reshje të pakta shiu në mesnate në zonën veriperëndimore.
Temperaturat në ekstremet e tyre regjistruan vlera:
Zonat malore 10- 26
Zona qendrore 14-30
Bregdeti 16-29 gradë