Izolohen në regjimin e posaçëm “41 biss” Anterio Kaloshi e Aldo Hoxha. Dy të dënuarit ka dyshime se mbanin kontakte me njerëz të botës së krimit dhe për këtë u izoluan në “41 biss” mbrëmjen e së martës.
Kaloshi është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës, në vitin 2017-të në Lushnjë bashkë me Laert Haxhiun që është arrestuar në Greqi.
Ndërsa Hoxha mbahet në burg për vrasjen e Fatbaradha Tafës që e qëlloi me thikë në tentativë për t’i rrëmbyer një varëse floriri.