Avokati Naim Rudari, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-zëvendësministrit Milazim Gashi, i cili tha se xhamia në Prishtinë, specifikisht ajo në Mat, është ndërtuar me financa të Serbisë.
Rudari tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, duke e përmendur veteranin e UÇK-së, Skënder Krasniqin, i cili sipas tij e kishte dhënë tokën për ta ndërtuar xhaminë në fjalë.
Sipas Rudarit, Skënder Krasniqi është patriot i madh dhe se s’do lejonte që xhamia të ndërtohej me para të Serbisë.
“Nuk I besoj fare, për xhaminë në Mati, e njoh një familje Krasniqi ka kontribuuar shumë, Skënder Krasniqi, një luftëtar I luftes së fundit, patriot I madh, nuk do lejonte në atë tokë me fondacione të tilla, është e pabesueshme. Shqetësuese është që thotë zvministri duhet BIK ta trajtojë këtë dokument”, tha ai.