
Koha televizive nuk ka mjaftuar që Meri Shehu sot të përfundonte parashikimin për të gjitha shenjat në emisionin “Rudina”, ku çdo të hënë jep parashikimin e javës. Kur arriti tek shenjat e fundit, Rudina i kërkoi Merit të shpejtonte pasi koha po mbaronte.
“Besoj se Klani do na japi dy minuta kohë”, i tha Meri Rudinës, e cila me të qeshur ia ktheu: “Jo, jo dy janë shumë…vazhdojmë me Ujorët, Ujorët…”
“Mirë e lëmë”, i tha Meri, e cila u duk qartë e nxehur nga situata: “Ta gjejnë vetë. Nuk do themi Peshqit para Ujorëve”.
“Na rrofshin yjet”, shtoi Meri duke qeshur për të ç’tensionuar situatën.
Minuta 4:40: