Meteorologu Mendim Rugova, thotë se vala e të nxehtit e cila është aktuale, pritet të zgjasë së paku edhe gjatë javës së ardhshme.
“Këtë herë është pak më e gjatë kjo valë e të nxehtit, pak a shumë edhe nga java e kaluar e kam ditur dhe paralajmëruar që do të kemi valë më të zgjatur të nxehtësisë”, tha ai.
“Pritet të zgjasë së paku edhe gjatë javës së ardhshme, minimumi ndoshta deri në pjesën e dytë të javës deri te e premtja apo të shtunën të ketë temperatura të larta”, vazhdoi Rugova.
Ai tutje në Kosova Today, tha se pritet që temperaturat ditëve në vijim të jenë 37-38 gradë Celsius, por nuk e përjashtoi totalisht mundësinë që të kap edhe shifrën 40.
“Me siguri këto ditë të parë të javës që po vijnë, presim që temperaturat të jenë më të larta deri në 37-38 gradë Celisus, ndoshta lokalisht edhe 39, pse jo nuk përjashtohet edhe 40-shi por duhet të merret më me rezerva, edhe pse në modele po shfaqet”.
“Faktikisht me definicion nga Organizata Botërore Meterologjike, nga dita e djeshme është valë e nxehtësisë, duhet me qenë pesë ditë me temperatura 5 gradë Celsius maksimale, mbi vlerat mesatare maksimale që janë për një periudhe 1981-2010 apo 61-60”.