Anëtari i Kryesisë së LDK-së Berat Rukiqi ka ironizuar me postimin e kryeministrit Albin Kurti i cili në një postim në platformën X tha që Kosova është bërë destinacion lider për investitorët e huaj.
Rukiqi tha se pikërisht për shkak të deklaratave të Kurtit për luftë në shumë media ndërkombëtare, investitorët e huaj janë dekurajuar.
“Gjuha për luftën dhe rreth luftës e Kryeministrit, ne çdo medium global, ka nxitur dekurajim dhe frenim te investimeve te jashtme dhe te brendshme”, ka shkruar Rukiqi.
Ai thotë se investimet e huaja në Kosovë janë kryesisht në patundshmëri dhe banka e që sipas tij nuk kanë ndikuar në krijim të vendeve të punës.
“Investime te Huaja ne Kosove janë:
Patundshmëritë
Riiinvestimi i fitimeve te bankave
Rrjedhimisht, nuk ka asnjë projekt investiv qe ka ndikuar ne zhvillim ekonomik e as ne krijim te vendeve te punës”, ka shkruar zyrtari i LDK-së.