Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rukiqi i reagon Kurtit: S’ka asnjë projekt që ka ndikuar në zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës

 
   

Zyrtari i LDK-së Berat Rukiqi tha se për shkak të intervistave të kryeministrit të Kurtit që fliste “për rrezikun e një lufte”, nuk ka projekte investive që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik.

Rukiqi dha këtë deklaratë pasi Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova renditet e dyta në Europën në Zhvillim (që përfshin Europën Qendrore dhe Lindore, Baltikun, Ballkanin dhe Kaukazin e Jugut) dhe e pesta në mbarë botën sa i përket tërheqjes së nivelit më të lartë të FDI në raport me GDP-në.

Sipas Rukiqit, “Gjuha per luften dhe rreth luftes e Kryeministrit, ne çdo medium global, ka nxitur dekurajim dhe frenim te investimeve te jashtme dhe te brendshme”.

Reagimi i plotë i Rukiqit:

Investime të Huaja në Kosovë janë:

1. Patundshmëritë

2. Riiinvestimi i fitimeve të bankave

Rrjedhimisht, nuk ka asnje projekt investiv që ka ndikuar në zhvillim ekonomik e as në krijim të vendeve të punës.

Gjuha për luftën dhe rreth luftës e Kryeministrit, në çdo medium global, ka nxitur dekurajim dhe frenim të investimeve të jashtme dhe të brendshme.