Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rukiqi i reagon Muratit: Adresa e dështimit të regjistrimit të popullsisë është Kryeministri dhe Qeveria

 
   

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka fajësuar Agjencinë e Statistikave të Kosovës për dështimin e procesit të regjistrimit të popullsisë për këtë vit.

Rukiqi ka thënë se ASK-ja është pjesë e Zyrës së Kryeministrit dhe se për dështim ata e kanë fajin kryesore, që po dështon regjistri i popullsisë, shkruan Reporteri.net.

Shkrimi i plotë nga Berak Rukiqi:

Ndoshta eshte mire me ja rikujtu Ministrit, qe Agjencia e Statistikave te Kosoves, nuk eshte krijuar, e as nuk vepron, ne nje “univers paralel”

Agjencia e Statistikave te Kosoves, eshte pjese e Zyres se Kryeministrit, rrjedhimisht pergjegjesia direkte per deshtimin e regjistrimit te popullsise, ka adrese: Eshte Kryeministri dhe Qeveria.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk merr përgjegjësi për dështimin e procesit të regjistrimit të popullsisë i paraparë të nis më 1 nëntor. Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës kanë fajësuar dikasterin e drejtuar nga Murati.

Murati ka thënë se e kanë ndihmuar ASK-në për procesin e regjistrimit, por që sipas tij si Ministri nuk janë përgjegjës për këtë proces.