Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka reaguar pas aksionit bastisjes së sotme në ministrinë e ministrit Liburn Aliu, ku një zyrtar u shoqërua në polici.
Rukiqi tha se tashmë në baza ditore po dëshmohet korrupsioni serioz i kësaj qeverie.
“Ajo që e kemi thënë, e kanë thënë edhe raportet ndërkombëtare, për korrupsionin serioz në këtë Qeveri, sot më shumë së kurrë po dëshmohet, tashmë edhe në baza ditore, me veprimet e organeve të rendit dhe ligjit, në Ministritë dhe ndërmarrjet publike të udhëhequra nga partia në pushtet.
Krahas shkeljes të vazhdueshme të Kushtetutës, veprimet e kësaj Qeverie në kundëershtim me ligjin, janë edhe prsktikat korruptive të shtrira në të gjitha nivelet e qeverisjes”, tha Rukiqi.