Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rukiqi: Nuk do të ketë pagë më të ulët se 700 euro në sektorin publik – zero TVSH për produktet bazë

 
   

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar për “Rrugën Ekonomike të LDK” ku Berat Rukiqi nga kjo parti ka folur për prioritet ekonomike të tyre dhe dështimet e qeverisë aktuale.

Ai ka hedhur dyshime se projekti më i madh i qeverisë aktuale për energji mund të dështoi për shkak të çmimet të ofruar nga kompania që ka fituar tashmë.

Sipas tij do të ishte shumë më me interes për Kosovën projekti me gazin amerikan të cilin LDK-ja do të rikthej posa ta merr drejtimin e qeverisë.

“Ky projekt nuk e ka vetëm rrëndësin ekonomike por edhe strategjike. Pushteti aktual e ka refuzuar këtë projekt të gazit amerikan duke thënë se nuk duhet të varemi nga gazi amerikan sepse na tani mund të na bëjnë presion për procese të ndryshme, kjo është një ideologji e rrezikshme në raport me investimet e tilla. Sot kur ne po flasim për projekte të tilla, i cili do të duhej të ishte duke u zhvilluar, ne përveç se nuk kemi furnizim të rregullt kemi shtrenjtim të rrymës për rreth 100%. Tani ne do të duhej të furnizoheshim me energji nga ky projekt e jo të kemi import të vazhdueshëm të energjisë elektrike”, ka thënë Rukiqi.

Një nga problemet kryesore me të cilat po ballafaqohen qytetarët është rritje e inflacionit dhe mos rritje e pagave së paku në shkallën e inflacionit.

Rruga ekonomike e LDK-së, sipas Rukiqit do të thotë ndërhyrje e menjëhershme në sektorin e pagave në sektorin publik, rritja e pagës minimale dhe përshkallëzimi i TVSH-së.

“Si LDK menjëherë do të punojmë në ngritjen e koeficienteve për shërbyes civil dhe e them me siguri të plotë se në qeverisjen tonë paga do të jetë mbi 700 euro, kjo prapë nuk është e mjaftueshme që qytetarët ta përballojnë rritjen e kostos së jetesës por prapë se prapë do të jetë një ndihmë e madhe. Poashtu me planin tonë ekonomik do të bëjmë TVSH ZERO në të gjitha produktet bazë përfshi edhe energjinë elektrike dhe kjo pa asnjë dyshim do të ndikoj sadopak në uljen e kostos së jetesës së qytetarëve tanë”, ka pohuar Rukiqi.

Inflacioni mestar gjatë vitit 2023 ka qenë rreth 23 % në shumicën e produkteve në tregun kosovar dhe kjo ka bërë që qytetarëve tu rritet çmimi i kostos së jetesës.