Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rumani: Gjykata rikthen ndalesën ndaj vëllezërve Tate

Figura kontroverse, Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristani nuk do të mund të largohen më prej Rumanisë, teksa janë në pritje të nisjes së gjyqit nën akuzat për trafikim me njerëz, dhunim dhe krijim të një rrjeti kriminal për të shfrytëzuar seksualisht gratë.

Avokati i vëllezërve Tate, Eugen Vidineac, ka thënë se ata do të veprojnë plotësisht në përputhje me vendimin e 16 korrikut.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Ky vendim e ka përmbysur vendimin e 5 korrikut të këtij viti që ua mundësonte vëllezërve largimin në Rumani, nëse do të ishin brenda territorit të Bashkimit Evropian.

Ata janë arrestuar në dhjetor të vitit 2022, bashkë me dy gra rumune, nën dyshimin e trafikimit me njerëz.

Të katër të ndaluarit i hedhin poshtë akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Andrew Tate, me shtetësi amerikano-britanike beson se prokurorët kanë mungesë provash për akuzat që rëndojnë mbi të.

Ai ka tentuar së fundi që t’i rikthejë asetet e konfiskuara, përfshirë makinat luksoze dhe orë në vlerë të miliona eurove. /rel/