Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rundi i ri i dialogut – çka presin kryenegociatorët nga takimi i 17 dhjetorit?

 
   

Takimi i ri në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është caktuar për më 17 dhjetor në Bruksel, ka konfirmuar Bashkimi Evropian.

Në atë takim, përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, do të bisedojë me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Zv.kryeministri Bislimi në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se nuk pret rezultate nga takimi i 17 dhjetorit.

Takimi i datës 17 dhjetor nuk është se mund të prodhojë, ose do të duhej të prodhonte, pritshmëri, qoftë në Bruksel, qoftë në Prishtinë apo në Beograd. Ai po ndodh në një moment kritik për tri arsye: Kemi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, kemi ardhjen e figurave të reja që do të jenë në komision dhe kemi largimin e zotit Lajçak, i cili e përfundon mandatin”.

Realisht, kjo nuk është periudha më e mirë për të nisur diçka më të madhe, por me gjasë nuk ka gatishmëri as nga pala serbe për t’u marrë seriozisht me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit implementues të Ohrit”, ka thënë ai.

Ndërsa Petkoviq tha për Blic TV se do të insistojë që më 17 dhjetor më në fund të bëhet një takim trepalësh, i cili ka munguar në raundet e fundit të dialogut, për shkak të papërgatitjes së partisë së Prishtinës.

“Do të insistoj që të ketë një takim trepalësh, të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe t’i them sërish gjithçka që kam, por edhe të dëgjoj argumentet e tij. Është e lehtë të sulmosh Beogradin pa prova. Por Bislimi po ikën nga dialogu”, ka theksuar ai.