Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Rusi, zbulohet diamanti më i madh i viteve të fundit

“Një kombinim unik i një kombinimi të masës, formës dhe ngjyrës”, këto janë karakteristikat shumë të rralla të diamantit të nxjerrë në minierën Mayat, në Yakutia nga gjigandi rus i gurëve të çmuar Alrosa.

Me një peshë prej gati 400 karatësh, është një thesar me vlerë të paçmueshme, i cili megjithatë rrezikon të mos shitet për shkak të sanksioneve të lidhura me luftën në Ukrainë.

 Diamanti, i cili ende nuk është prerë, ka një peshë prej 390.7 karatësh dhe një formë krejtësisht jo standarde dhe kufizohet nga një aureolë e verdhë-kafe. 

Ndryshe nga sa kanë deklaruar disa media, ai nuk është diamanti më i madh në botë, por sigurisht diamanti më i madh me cilësi gjeologjike i nxjerrë në Rusi që nga viti 2013.

Ai mund të vendoset në vendin e katërt në renditjen botërore. Në fakt, rekordi deri më tani mbahet nga Jubileu i Artë, me peshë 545,67 karat dhe aktualisht në zotërim të Kurorës Thai, ndërsa i dyti, Cullinan I, shkëlqen në skeptrin e mbretit Charles III të Anglisë.

Së fundi, i treti, me peshë 407,78 karat, u gjet në Kongo në 1984 dhe është pjesë e një koleksioni privat. /Tgcom