Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rusia akuzon Ukrainën për sulmin në urën që lidh Krimenë me Rusinë

Rusia ka akuzuar Ukrainën për sulm me dronë në urën që lidh Krimenë me Rusinë.

Sipas komitetit aniterrorsit të Rusisë, sulmi u kry me dronë pa pilot.

Komiteti ka pohuar gjithashtu se incidenti ishte organizuar nga “shërbimet speciale” ukrainase dhe konfirmoi se një hetim penal është nisur për sulmin, raporton BBC.
Komiteti Hetues i Rusisë e quajti këtë një “sulm terrorist” dhe akuzoi forcat speciale ukrainase për kryerjen e tij.

Dy presona raportohet se kanë vdekur dhe një është lënduar pas shpërthimit në urë.

Guvernatori i Krimesë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, njoftoi mbylljen e urës herët të hënën pa dhënë një arsye specifike./teve1.info/

Tags: