
Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer nga 175 robër lufte secila, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Emiratet e Bashkuara Arabe vepruan si ndërmjetës në shkëmbim, thuhet në të, raporton BBC.
Rusia gjithashtu dorëzoi 22 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë si “një gjest vullneti të mirë”, thotë ajo.
Shkëmbimi i të burgosurve u njoftua pas bisedës telefonike mes presidentëve rus dhe amerikan, Vladimir Putin dhe Donald Trump.