Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg do të nisë një tur në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, pas alarmit se Rusia po planifikon të nxisë luftë në rajon.
Stoltenberg do të ndalet Bosnje e Hercegovinë të dielën, ndërsa të hënën pasdite do të vizitojë Prishtinën ku ka planifikuar takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Turi i tij do të vijojë në në bazën e KFOR-it në Kosovë. Më 21 nëntor, Stoltenberg do të mbërrijë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç.
Në të njëjtën ditë, Stoltenberg do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.
Kreu i NATO, në përmbyllje të turit, do të marrë pjesë në një takim me liderët e vendeve aleate nga rajoni, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.