Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë

Sulmet me raketa ruse në rajonin ukrainas të Donjeckut kanë vrarë dy persona, ndërkaq gjatë një sulmi me dron në qytetin verilindor të Harkivit janë plagosur gjashtë të tjerë, thanë zyrtarët më 5 maj.

Sulmet u kryen në ditën kur të krishterët ortodoksë në Ukrainë dhe Rusi po kremtojnë Pashkët.

“Në Porovsk, sulmet me raketa vranë dy persona dhe dëmtuan një shtëpi”, shkroi në Telegram guvernatori i rajonit lindor të Donjeckut, Vadim Filashkin.

Pokrovski gjendet rreth 60 kilometra në veriperëndim të qytetit të Donjeckut, që është nën pushtimin rus.

Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia ka kryer sulme me 24 dronë Shahed, të prodhimit iranianë, gjatë naftës, 23 prej të cilëve janë rrëzuar.

“Një shtëpi është djegur si pasojë e sulmeve me Shahed. Gjashtë persona janë plagosur, përfshirë një vajzë 9-vjeçare”, shkroi në Telegram guvernatori i Harkivit, Oleg Synegubov.

Në Rusi dhe Ukrainë, udhëheqësit kanë përdorur festën fetare për të bashkuar shoqërinë rreth përpjekjeve të luftës.

Presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, përmes një video-mesazhi të incizuar në Katedralen e Shën Sofisë në Kiv, tha se “ne besojmë që Zoti ka një emblemë në sup me flamurin e ukrainas. Prandaj, me një aleat të tillë, jeta do të mposht vdekjen”.

Ndërkaq, Putin në mesazhin e tij për Pashkë, falënderoi patriarkun Kirill për “bashkëpunimin e frytshëm në këtë kohë të vështirë kur është shumë e rëndësishme që ne të bashkohemi në përpjekjet tona për zhvillimin dhe forcimin e atdheut tonë”./rel