Stërvitjet ushtarake të NATO-s, që kanë nisur katër muaj më parë pranë kufirit me Rusinë – të njohura si Steadfast Defender – janë dëshmi se aleanca ushtarake perëndimore po përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse më 4 maj.
Zëdhënësja Maria Zakharova, hodhi poshtë akuzat e bëra nga NATO-ja gjatë kësaj jave se Rusia është përfshirë në sulme hibride ndaj shteteve anëtare të aleancës, duke thënë se kjo ishte një “dezinformatë” që synon të shpërqendrojë njerëzit nga aktivitetet e aleancës ushtarake perëndimore.
Përmes një deklarate, Zakharova tha se është NATO-ja që është angazhuar në një luftë hibride kundër Rusisë përmes mbështetjes që i jep Ukrainës duke i ofruar armë, inteligjencë dhe para.
“Aktualisht, stërvitjet më të mëdha të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, Steadfast Defender, po mbahen afër kufijve të Rusisë. Sipas skenarit të tyre, veprimet e koalicionit kundër Rusisë po praktikohen duke përdorur të gjitha instrumentet, përfshirë edhe armët hibride dhe ato konvencionale”, tha ajo.
“Ne duhet ta pranojmë se NATO-ja seriozisht po përgatitet ‘për një konflikt të mundshëm’ me ne”, shtoi Zakharova.
Përmes një deklarate, Zakharova tha se është NATO-ja që është angazhuar në një luftë hibride kundër Rusisë përmes mbështetjes që i jep Ukrainës duke i ofruar armë, inteligjencë dhe para.
“Aktualisht, stërvitjet më të mëdha të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, Steadfast Defender, po mbahen afër kufijve të Rusisë. Sipas skenarit të tyre, veprimet e koalicionit kundër Rusisë po praktikohen duke përdorur të gjitha instrumentet, përfshirë edhe armët hibride dhe ato konvencionale”, tha ajo.
“Ne duhet ta pranojmë se NATO-ja seriozisht po përgatitet ‘për një konflikt të mundshëm’ me ne”, shtoi Zakharova./rel