Rusia bombardoi 118 qytete dhe fshatra të Ukrainës në 24 orë, më shumë se në çdo ditë tjetër të këtij viti, thotë Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko.
Ai tha se 10 nga 27 rajonet e Ukrainës ishin sulmuar dhe sulmi kishte shkaktuar vdekje dhe lëndime, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Shumë nga komunitetet e goditura ishin pranë vijave të frontit në lindje dhe jug.
Njëzet sulme vetëm në zonën e Avdiivka u zmbrapsën të martën, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.
Rusia gjithashtu ka shtuar sulmet në qytetin Kupyansk në rajonin verilindor të Kharkivit dhe ka kërkuar të ndalojë forcat ukrainase të rimarrin territorin rreth Bakhmutit.